Live

Honda tërheq gjysmë milioni automjete për ta rregulluar problemin e rripit të sigurimit

19:04 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Honda po tërheq gjysmë milioni automjete në SHBA dhe Kanada sepse rripat e sigurimit të përparmë mund të mos lidhen siç duhet.

Tërheqja mbulon disa nga modelet më të shitura të prodhuesit të automjeteve, duke përfshirë CR-V 2017-2020, Accord 2018 dhe 2019, Odyssey 2018-2020 dhe 2019 Insight. Përfshihet gjithashtu Acura RDX nga modelet e viteve 2019 dhe 2020.

Honda thotë në dokumentet e postuara të mërkurën se nuk ka raporte për lëndime të shkaktuara nga ky problem.

Tregtarët do të zëvendësojnë butonat lirues të rripit të sigurimit të përparmë ose edhe do t’i kryejnë montimet e tyre nëse është e nevojshme.

Pronarët e këtyre veturave do të njoftohen me letër duke filluar nga 17 prilli.

Shpërndaje në

U Kopjua