Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vizitat e tij të shpeshta jashtë vendit ditëve të fundit.
Kjo sipas Hotit, po bëhet për t’i dhënë mesazh SHBA-së, e cila ua anuloi vizitat ministrave të Kurtit.
Hoti ka pasur kritika edhe pse Drejtorin e Policisë, Kurti sipas Hotit po e dërgon tek shefi i EULEX për t’u koordinuar për çështje të sigurisë.
Postimi i plotë i Hotit:
SHBA-ja u anuloi vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë.
Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran.
Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?.