Live

Hoti pas dështimit të marrëveshjes: Kjo qasje nuk shpie askund

17:18 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka cilësuar të pavend qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialog, në një reagim pas dështimit për të arritur një marrëveshje për targat në Bruksel të hënën.

Hoti, përmes një reagimi në Facebook, është shprehur se qeveria është dashur të dëgjojë këshillat e amerikanëve, e jo të negociojë për probleme të Kosovës në Bruksel.

“Në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat, negociohet me Serbinë në Bruksel!!! Në vend që t’iu lihet kjo punë në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre për të përmbyllur dialogun, krijohen tensione në teren pavarësisht se Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar ligjshmërinë”, tha Hoti.

Hoti tha se “duhet të negociohet për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë”.

“Tash duhet të negociohet në Bruksel për të zgjidhur problemet, e jo për të përmbyllur marrëveshjen. Kjo qasje nuk shpie askund”, tha ai.

“Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë, kjo qasje na kthen prapa tek dialogu teknik për kthim të serbëve në institucione, tek dialogu për menaxhim të situatave, e jo dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke. Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve”, deklaroi ish-shefi i qeverisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...