Live

Hoti: Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë ishte nisur nga Isa Mustafa

20:28 / 18 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Termokosi publikoj çmimet për konsumatorët për këtë sezon.

Ai ka treguar se projekti për zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, që u bë në qeverisjen e Isa Mustafës mbetet një ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.

‘’ Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfË, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.

Më vjen mirë që qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore. Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera’’, shkruajti Hoti.

Po ashtu ai ka thënë se në këtë kohë krize është e nevojshme të gjinden edhe burime të tjera të ngrohjes gjatë dimrit.

‘’ Në këtë kohë të krizës energjetike është tepër e rëndësishme të gjenden burime tjera të ngrohjes gjatë dimrit.  Pres që projekte të ngrohjes të zhvillohen së shpejti së paku në qendrat e mëdha urbane të Kosovës’’, ka përfunduar statusin deputeti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...