Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit rreth procesit të dialogut Kosovë Serb.
Ai ka thënë se plani i propozuar franko gjerman ka një mbështetje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria duhet të fokusohet se çfarë shkruan në letrën te parimet e këtij plani. Kurti si kryeministër është mirë që ta sheh se si këto nene të kësaj marrëveshje duhet të zbatohen, e që duhet të jenë në në mbrojte të interesit të Kosovës. Konkretisht në çfarë forme mund të behën ligjërisht të obligueshme neni 1, neni 2 neni 3 e të tjerët. Një temë që nuk e kemi përmendur është pika e parafundit, e cila flet për një komision të mbikëqyrjes për zbatimi ne marrëveshjeve. Qeveria duhet ta dijë cili është përshkrim i punës së këtij komisioni për zbatim’, ka thënë ai.
Sipas Hoxhajt, as Kosova e as serbi nuk duhet ta pengojnë njëra tjetrën drejt integrimeve evropiane.
“Duhet ta kemi një listë se në cilat organizata ndërkombëtarë Kosova mund të pranohet dhe partnerët tanë të logojnë për këtë çështje. A kemi garanci që në grup pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën’, tha ai ndër të tjera.