Live

Huawei parashikon hapjen e një uzine në Evropë

00:38 / 20 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

E ENJTE, 19 DHJETOR 2019 | KOSOVALIVE

President i Huawei, Liang Hua njoftoi se gjiganti kinez i telekomeve parashikonte të vendoste në Evropë uzinën e parë të pajisjeve për rrjetin 5G jashtë Kinës dhe u angazhua se do të refuzonte çdo kërkesë për spiunazh të ardhur nga Pekini.

Numri një i pajisjeve të telekomit, grupi që ndodhet në Shenzhen, në jug të Kinës është që prej dy vitesh në shënjestrën e SHBA-së, që dyshon se shërbimet sekrete kineze mund të përdorin pajisje për spiunimin e vendeve të tjera.

“Kina nuk ka asnjë ligj që kërkon që kompanitë e saj të japin informacion,” theksoi Liang, duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit kinez Li Keqiang.

“Në të ardhmen, edhe nëse kjo ndodh, ne do ta refuzojmë këtë lloj kërkese,” shtoi ai.

“Në 2017 Kina nxori një ligj që urdhëron të gjitha organizatat dhe qytetarët të mbështesin, të ndihmojnë dhe të bashkëpunojnë në përpjekjen e inteligjencës kombëtare”, sipas ligjit.

Shpërndaje në

U Kopjua