Live

Humbja e ‘lap-topit’ të Speciales, Hisen Berisha e lidh këtë rast me një grup mafioz

18:57 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha për kosovalive.net ka komentuar humbjen e një lap-topi të Gjykatës Speciale.

Berisha këtë e ka lidhur me një rrjet mafioz që po lufton figura të ndryshme, shkruan kosovalive.net

“Zhvillimet e fundit që po implikojnë FBI, CIA shërbimet evropiane, qendrat e vendosjes evropiane, po tregon se këtu kemi të bëjmë me një rrjet mafioz që e ka mision luftimin e gjithë atyre figurave që po luftojnë për krijimin e identiteve kombëtare nëpër territore të ndryshme përfshirë këtu edhe Kosovën. ShBA besoj se do ta intestifikoj luftën ndaj këtij rrjeti mafioz”, u shprehë ai./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua