Live

Humolli: Albin Kurtin si Kryeministër nuk po e njoh

19:02 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka folur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti në përkujtimin e Oliver Ivanoviqit.Kryeministri Kurti ditë më parë e ka përkujtuar vdekjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, duke e quajtur Oliver Ivanoviqin “njeri që ka punuar për interesat e komunitetit të vet” dhe porositur “që të ruhet kujtimi për të”.

Për këtë, Humolli tha se Kurtin si kryeministër nuk po e njeh.

“Në raport me Albinin, në këtë rast kryeministrin, njëri më bëri një pyetje, thash ‘me pyet Albinin është kundër deklaratës së tij, por si kryeministër nuk po e njoh’”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai thotë si Albin e ka njohur por si kryeministër jo, teksa potencon se po i bëhet presion nga Bashkësia Ndërkombëtare.“Si Albin e kam njohur dhe e di, por si kryeministër në këtë presionin që po bëhet nga Bashkësia Ndërkombëtare. Ky nuk i ka krijuar asetet që me i bë ball kësaj bashkësie ndërkombëtare… Ne kem të drejtë të luftojmë për vetën tonë, duhet me e mësu edhe Bashkësinë Ndërkombëtare që mos të na shkelin në dinjitet”, përfundoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua