Live

Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë

09:59 / 26 Korrik 2023

Nga Kosova Live

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka pranuar njoftimin se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë ka hyrë në fuqi dje, me datë 24 Korrik, pas përfundimit të procedurave të brendshme për ratifikimin e saj nga pala çeke.

Ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona. Eliminimi i tatimeve të dyfishta do të ndihmojë në lehtësimin e barrës fiskale për individët dhe bizneset që operojnë në të dyja vendet. Kjo do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime dhe do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik mes Kosovës dhe Çekisë.

Duke falenderuar Çekinë për partneritetin dhe përkushtimin në arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpresojmë se ky hap do të sjellë frymë të re në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona.

Shpërndaje në

U Kopjua