Live

Hyseni: Kosova tani ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

11:21 / 27 Maj 2024

Nga Kosova Live

Me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga sot, 27 maj 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Driton Hyseni, Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ka thënë se nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues.

“Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit”, ka thënë Hyseni.

Shpërndaje në

U Kopjua