Live

Hyseni: Natyrisht që do ta themelojë, kushtet e Kurtit për Asociacionin janë qesharake

18:03 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryediplomati kosovar, Skënder Hyseni ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Hyseni e ka quajtur Kurtin si figurë “tragjikomike”.

Hyseni thotë se e ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme që Asociacioni është obligim ndërkombëtar dhe si i tillë duhet të zbatohet, deshi apo s’deshi Kosova, shkruan Gazeta Express.

Ai tutje ka thënë se argumentet e Kurtit kundër Asociacionin janë qesharake dhe potencon se Kurti normalisht do ta themelojë atë.

Reagimi i plotë:

Albin Kurti, kjo figurë politike tragjikomike!

Që nga ardhja e Kutrit në pushtet, e kam përsëritur vazhdimisht dhe me bindje se asociacioni i komunave me shumicë serbe ështe obligim ndërkombëtar  dhe si I tillë, deshëm nuk deshëm, ai detyrim ndërkombëtar do të zbatohet.

Në ndërkohë, Kryeministrit Kurti dhe Presidentja Osmani demonstruan pazotësi akute për të lexuar dhe kuptuar qartë porositë e mbështësve kryesor të Kosovës në botë. Kjo u pa sidomos me veprimet dhe kryeneqësinë në veri të vendit. Ata, pra Kurti dhe Osamni, pa vision, pa guxim dhe pa dije kthyen Kosovën pothuaj në pikën zero.

“Argumentet” e Kurtit kundër asociacionit së bashku me kushtet, janë qesharake. Ai mashtron opinionin vendor kur thot që Gjykata Kushtetuese e ka hudhur poshtë Asociacionin. Kjo ështe gënjeshtër. Ai poashtu manipulon kur thot “asociacioni është një-etnik, sepse nuk është. Me vet faktin që thuhet “komunat me shumicë serbe” do të thotë që ne ato komuna ka edhe pjestarë të etnive tjera. Sipas logjikës së Kurtit edhe Kosova është monoetnike sepse është 92% shqiptare. Por ja që edhe Kosova është multietnike sepse ka një 8% të etnive tjera.

Natyrisht që Kurti do ta themelojë asociacionin, sepse ikja nga ky obligim është katastrofal për Kosovën.

Kushtet që ai deklaroi sot, kanë qenë aty edhe pa Kurtin. Por, ai po vazhdon si duket të mendojë që e gjithë bota i beson gënjeshtrat e tij, ashtu siq bëjnë këta të VV-së, të cilëve duket sikur ua ka shpërlarë trurin. Si duket Kurti, në universin e tij paralel, mendoka se askush në Kosvë dhe në bashkësine ndërkombëtare nuk ditka të lexojë. Prandaj mashtron dhe gënjen paturpsisht dhe me aq lehtësi!!!

Po ky kushti për armët ilegale?! Dorëzimi i armëve ilegale është kusht qesharak nëse lidhet me themelimin e asociacionit, sepse është obligim ligjor i Qeverisë të sigurohet që armë ilegale të mos ketë në posedim të qytetarëve të vendit!

Po, le të më lejohet të them këtu se e gjithë kjo “fiskulturë” komike e Kurtit konsiston në përrpjekjen e tij dëshpruese për ta paketuar dhe shitur themelimin e asociacionit para militantëve të partisë së tij. Ai nuk lodhet për interesat jetike të vendit!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...