Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni ka shkruar në lidhje me protestën e cila u mbajt sot në Prishtinë, në kundërshtim të Asociacionit dhe marrëveshjes së Ohrit në përgjithësi.
“Tym i zi për flamurin e bardhë, flamurin e dorëzimit”- shkroi Hyseni, duke përshkruar aksionin e PSD-së para Qeverisë.
Para të pranishmëve, është deklaruar edhe kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ka ndërruar qëndrimet e tij.
“Unë besoj fuqishëm që e vërteta është e jona. Askush në Kosovë nuk beson që duhet të lejohet entitet politik, parallel, etnik. Besoj që duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur qeverinë e cila u dorëzu para nevojës për të mbajtur pushtet. Kurgjo nuk ka ndërru në Kosovë, as në Serbi, që me e ndërru qëndrimin Kosova. E vetmja gjë që ka ndërru, është që kryeministri tash po e don pushtetin më shumë se sa shtetin.” – ka thënë ai.