Live

​I jepet lamtumira e fundit komandantit të UÇK-së, Cen Aliçkaj

15:41 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

I jepet lamtumira e fundit komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Aliçkaj ndërroi jetë në moshën 58-vjecare, të shtunën, ndërsa njihet si luftëtar i denjë dhe si zyrtar i lartë i inteligjencës në FSK.

Qindra persona u rreshtuan të hënën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, luftëtarit Aliçkaj. Mes tyre i pranishëm në varrim ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kujtojmë se, qysh në moshën 14-vjeçare, Aliçkaj ka marrë pjesë në aksione kombëtare, siç ka qenë vendosja e parullave për shkrimet e kohës “Nini rren e Ylli s’rren”. Ai ka qenë aktiv në veprimet kombëtare të viteve 1981, 1982 dhe gjatë gjithë jetës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...