Live

I përmendin Unikkatilin në koncert, shikoni reagimin e Noizyt

13:55 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Repererët Noizy dhe Unikkatil janë të njohur për mospajtimet që kanë ndërmjet vete.

Dyshja shpesh i bëjnë diss njëri tjetrit. E madje edhe fansat e tyre ndodh të përleshen.

Së fundmi Unikkatili është rikthyer në Kosovë dhe po mban shumë koncerte. Ndërsa Noizy po ashtu po vazhdon me rutinën e tij të koncerteve.
Më herët në media u publikua një video e një fansi ku shihet duke brohoritur në koncertin e Noizyt emrin e Unikkatilit e kjo nuk i kishte pëlqyer aspak reperit të OTR.

Tani në rrjete sociale po qarkullon një video tjetër ku shihet Noizy duke ‘goditur’ me shuplakë personin që thërriste emrin e Unikkatilit në koncert.

Shpërndaje në

U Kopjua