Live

I sapozgjedhuri në krye të financave në PTK: I madhi Zot e ka krijuar një qenie kaq komplete si Albin Kurti

22:13 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Mbështetësi i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Kelmendi, është zgjedhur sot zyrtar i lartë i Financave në Telekom.

Se Kelmendi është përkrahës i Qeverisë Kurti, këtë e ka dëshmuar me një sërë postimesh në rrjetet sociale.

Ndër postimet e shumta pro pushtetit që ai ka në Facebook, më i veçanti ishte ai për kryeministrin Kurti.

Me 21 nëntor të vitit 2022, Kelmendi kishte postuar fotografinë e Kurtit ku shkruante: Foto sa 1 milionë fjalë.

“Qata qe thojnë s’ka zot, ka me jau thy Zoti qafen, kush tjetër pos t’madhit Zot kish ditë me kriju këtë qenie kaq të kompletuar” – shkruante Kelmendi i cili sot mori një pozitë të lartë drejtuese në Telekom.

Për emërimin e tij, ka reaguar anëtari i PSD-së, Nol Nushi.

Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kapja e shtetit sot po bëhet hapur, dhe s’ka nevojë as për përgjime me i zbulua.

“Këqyreni këtë foto! Feim Kelmendi sot është zgjedhe Shef i Financave të Telekomit të Kosovës. K’si adhurimi për liderin nuk kanë as Rroni e Sadria. Kapja e Shtetit sot po behët hapur. S’ka nevoje as për përgjime që me e zbulu. Dikur punësonin njerëz të partisë. Mandej filluan me familjarët. Tash kane mbrri te frizeret, grate e frizereve e adhuruesit sikurse ky Feimi”, ka shkruar Nushi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...