Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, aktualisht po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar kompleksin e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit, ku është pritur nga familja e Ramush Haradinajt.
Fotografi nga vizita e kongresmentit Torres në Gllogjan, i ka publikuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, ka shkruar Haradinaj.
Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, gjatë vizitës në Gllogjan ishte kujdesur që të mbante veshur një bluzë me flamurin e Kosovës.