Live

I vihet zjarri një veture me targat RKS në veri të Mitrovicës

13:30 / 08 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS.

Kjo veturë ishte pronë e viktimës “femër kosovare e komunitetit serb”, me banim në komunën e Zveçanit.

“Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje është theksuar se Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale.

Duhet përkujtuar që rasti i vënies së zjarrit në makina të cilat bartin targat RKS gjatë ditëve të fundit kanë qenë të shpeshta.

Shpërndaje në

U Kopjua