Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është deklaruar për rastin e ngacmimit seksual të një nxënëse nga mësimdhënësi F.K, 63 vjeçar.
Përmes telefonit, Idrizi ka thënë se mësimdhënësi është suspenduar nga shkolla dhe se organet relevante janë duke u marrë me rastin.
Rasti ka ndodhur në shkollën “Anton Zako Çajupi” në komunën e Vushtrrisë.
“Po ka pas një ankesë në shkollën fillore ‘Anton Zako Çajupi’ për një ngacmim seksual nga një mësimdhënës. Unë dje e kam marr ankesën nga prindja e nxënëses dhe sot komisioni disiplinor ka marr vendim dhe e ka suspenduar mësimdhënësin”, ka thënë Idrizi për Ekonomia Online.
Idrizi ka thënë se është njoftuar nga Prokuroria se ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë.