Live

Ilda Bejleri rrëfen cka i tha babai për skenat e nxehta

11:18 / 22 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Ilda Bejleri është ndër moderatoret më tërheqëse të televizioneve shqiptare. Ajo shpesh bëhet kryetemë e mediave për pamjen e saj apo për ndonjë lidhje të mundshme.

Së fundmi moderatorja e sportit kishte realizuar edhe një reklamë ku shfaqej mjaft provokative.

Reklama e realizuar në DigitAlb shfaq moderatoren në skena seksi me një mashkull.

Ilda rrëfen se si kjo reklamë kishte ftohur marrëdhënien e saj me babain:


“Ka qenë pjesa më e vështirë për t`ia thënë babit. Ka pasur dhe një ndihmë nga ana e vëllait tim meqë është artist kur po diskutonim për reklamën nëse do guxoja ose jo. Aty kuptova se një artist mund të guxojë dhe nuk ka asnjë problem. Kur e pa babi, tre ditë e dini vetë ju, por më ndihmoi dhe mami”, tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua