Live

Incidentet në finalen e Superkupës: Nis largimi i tifozerive nga palestra, shtyhet për pak fillimi i pjesës së dytë

19:00 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Tifozeria e Prishtinës dhe Trepçës janë duke u larguar nga palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet pas incidenteve në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Situata në këtë finale eskaloi vetëm pak pasi u mbyll pjesa e parë, me dy tifozeritë “Plisat” dhe “Torcida” që hodhën gjësende e mjete piroteknike dhe shpërthyese në drejtim të njëra-tjetrës.

Kësisoj, tifozët prishtinas dhe ata mitrovicas janë larguar nga palestra nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Edhe fillimi i pjesës së dytë është vonuar për shkak të incidenteve të krijuara.

Prishtina e mbylli pjesën e parë në avantazh ndaj Trepçës me rezultat 28:23.

Shpërndaje në

U Kopjua