Live

Instagram përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar titrat fyese

10:47 / 17 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 17 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Instagram do t’i paralajmërojë përdoruesit kur titrat e tyre në një fotografi ose video mund të konsiderohen fyese.

Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive dhe të videove, i cili zotërohet nga Facebook, tha se ka përgatitur një sistem të inteligjencës artificiale për të zbuluar titrat fyese.

Ideja është që “t’iu jepet përdoruesve shansi për t’i rishqyrtuar fjalët e tyre”, tha Instagram.

Në një blogtë publikuar online të hënën, Instagram tha se masa e re do të nisë së zbatuari menjëherë në disa vende.

Ajo synon të ndihmojë luftimin e ngacmimeve në internet, të cilat janë bërë probleme të mëdha për platformat si Instagram, YouTube dhe Facebook.

Nëse një përdorues shtyp titra fyese në Instagram, ai do të marrë një njoftim të shpejtë që do ta informojë se titrat e tij janë të ngjashme me të tjera, që janë raportuar si ngacmime.

Përdoruesit pastaj do t’i jepet mundësia t’i ndryshojë titrat përpara se t’i publikojë.

Muaj më parë, Instagram ndërmori edhe një masë të ngjashme që i njofton përdoruesit kur komentet e tyre në postimet e njerëzve të tjerë në Instagram mund të konsiderohen fyese.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...