Live

Instituti GAP del me raport për rritjen e çmimeve: Qeveria të miratojë pagën e re minimale

11:08 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Instituti GAP ka publikuar raportin “Si ndikon në inflacion kontrolli i çmimeve të produkteve”.

Aty thuhet, se “rritja e ndjeshme e çmimeve po e rëndon mirëqenien e familjeve në Kosovë. Sfiduese për Kosovën do të jetë dhe furnizimi me energji elektrike në muajt në vijim, duke marrë parasysh kapacitetet jo të mjaftueshme prodhuese të Kosovës dhe çmimet e larta të importit”.

Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar të metat dhe përparësitë e praktikës së kontrollit të çmimeve, konkretisht efektet e rregullimit të çmimit të naftës në Kosovë, ndërhyrjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të luftuar inflacionin dhe ndikimin e ndryshimit të mundshëm të disa normave tatimore. Së fundmi, me propozim të Qeverisë, Kuvendi ka aprovuar në lexim të dytë Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili rregullon një numër më të madh të produkteve të shportës bazike.

Shpërndaje në

U Kopjua