Live

Interneti 5G e digjitalizimi: Kurti e krahason Kosovën me Zvicrën e Luksemburgun

10:06 / 06 Prill 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po konsideron se sa i përket transformimit digjital, Kosova krahasohet edhe me Zvicrën e Luksemburgun. Madje, ai thotë se hyn në top shtatë vendet në Evropë.

Kryeministri në prezantimin e Strategjisë së Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2024, tha se 100 për qind e zonave të banuara në Kosovë është mbuluar me internet 5G.

“Një parim tjetër i rëndësishëm është ai i gjithëpërfshirjes…Në rrugëtimin tonë shoqëror drejt digjitalizimit, është me rëndësi që askush të mos mbetet pas. Tashmë kemi mbuluar 100 për qind të zonave të banuara me internet 5G.” – ka thënë ai.

Tutje, kreu i Qeverisë deklaroi si vijon: “Kosova është në top shtatë vendet në Evropë dhe krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun”.

Ndërkaq, sa i përket strategjisë së E-Qeverisjes, Kurti cilësoi se kjo ndikon dhe në rritjen ekonomike të vendit.

“Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin tonë për një administratë të digjitalizuar dhe me efekt e transparente. Ndikon në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit. Një nga këto parimet janë vendosja e qytetarit në qendër të eliminojnë burokracinë dhe të kursejnë kohën.” – ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...