Live

Intervista| Presidentja Osmani e sheh Gjykatën Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, si model për ta gjykuar edhe Vladimir Putinin

14:41 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën e njohur italiane “Corriere della Sera”, ishte pyetur për krerët e UÇK’së, që po mbahen në Hagë.

Ajo në këtë intervistë ka deklaruar se pret drejtësi dhe respektimi të standardeve, shkruan Kosovalive.net.

Në pyetjen e gazetarit ajo ishte përgjigjur se Drejtësia dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare, agresori ishte Serbia, ne u sulmuam.

“Drejtësia dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare: Agresori ishte Serbia, ne u sulmuam. Dhe UÇK-ja bëri luftë çlirimtare për të n’a mbrojtur. Por ne nuk do të ndërhyjmë në asnjë mënyrë në punën e Gjykatës dhe do të respektojmë vendimin përfundimtar”, ka deklaruar Osmani në gazetën “Corriere della Sera” kur është pyetur se si e komenton faktin kur drejtuesit e UÇK-së janë gati të gjykohen në Hagë dhe se çfarë pret ajo.

Gjithashtu, ajo është pyetur se më parë presidentja Osmani ka punuar si juriste në Hagë dhe a mund të funksionojnë ato sallat e gjyqit si model për të gjykuar Putinin.

Në përgjigjen e saj, ajo ka deklaruar se Gjykata Speciale e Kosovës mund të funksionojë si model për t’a gjykuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Po, mund të jenë. Edhe nëse shumë viktima nuk e kanë marrë ende drejtësinë, edhe nëse shumë kriminelë kanë mbetur të lirë, Tribunali për ish-Jugosllavinë është bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale, jo të fajit kolektiv. Nëse drejtësia nuk vendoset në Ukrainë apo në Ballkan, gjithmonë ekziston rreziku që këto krime të përsëriten”, ka deklaruar Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua