Live

Irani pranoi se i ka dërguar dronë Rusisë, paralajmëron Ukraina

14:01 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Irani pranoi për herë të parë se kishte furnizuar Rusinë me drone kamikaze Shahed-136 që Ukraina pretendon se janë përdorur në luftë.

Hossein Amirabdollahian, ministri i jashtëm i vendit, këmbënguli se transferimi u bë muaj para luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Në përgjigje, Ukraina tha se Irani duhet të pranojë se pasojat e bashkëpunimi” me Moskën do të ishin më të mëdha se përfitimi.

“Tehrani duhet të kuptojë se pasojat e bashkëpunimit në krimet e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës do të jenë shumë më të mëdha sesa përfitimi i mbështetjes së Rusisë”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Oleg Nikolenko.

Shpërndaje në

U Kopjua