Live

Ischinger: Nuk e di që duhet ndonjë pajtim i Serbisë për raportet Kosovë-NATO

21:50 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, ka thënë me ironi se nuk e di që duhet ndonjë pajtim i Serbisë për raportet Kosovë-NATO.

Këtë, Ischinger e tha në një diskutim në Twitter ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës në Twitter, Petrit Selimi, i cili pati kiritika për kundërshtimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Epo, unë do ta konsideroja këtë si një prishës të marrëveshjeve. Qeveria jonë duhet të sigurohet që Kosova të ketë një rrugë të qartë dhe të padiskutueshme drejt anëtarësimit në NATO si rezultat i kësaj marrëveshjeje normalizimi. E njëjta gjë vlen edhe për aleatët tanë, shkroi Selimi.

Ndërsa, Ischinger nuk e konsideroi Vuçiqin si një prishës të marrëveshjeve, pasi sipas tij, Serbisë nuk duhet që t’i kërkohet pajtimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Nuk jam në dijeni se mund të kërkohet pajtimi i i Serbisë për ndonjë proces apo vendim të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s”, shkroi Ischinger.

Shpërndaje në

U Kopjua