Live

Ischinger: Nuk kërkohet pëlqimi i Serbisë për çfarëdo vendimi ndërmjet Kosovës dhe NATO-s

18:04 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, ka thënë se NATO nuk do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për çfarëdo vendimi apo procesi në të ardhmen lidhur me Kosovën.

Ischinger këto deklarata i ka bërë në ‘Twitter’ si kundër-replikë ndaj ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi. Ky i fundit e ka parë si problematike deklaratën e Vuçiq për kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO s.

“Unë do ta konsideroja këtë si rrezik. Qeveria jonë duhet të sigurohet që Kosova të ketë një rrugë të qartë dhe të padiskutueshme drejt anëtarësimit në NATO si rezultat i kësaj marrëveshjeje normalizimi. E njëjta gjë vlen edhe për aleatët tanë”, shkroi Selimi në ‘Twitter’.

“Rrezik? Jo në të vërtetë. Nuk jam në dijeni se mund të kërkohet pëlqimi i Serbisë për ndonjë proces apo vendim të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s”, deklaroi Ischinger, duke kërkuar edhe mendimin e ish-kryediplomatit tjetër kosovar, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se është e rëndësishme që SHBA-ja dhe BE-ja t’ia sigurojnë një përspektivë të qartë anëtarësimi Kosovës në NATO.

“Është e rëndësishme që BE/SHBA të sigurohen që Kosova të ketë një perspektivë të qartë anëtarësimi në NATO. PfP [Partneriteti Për Paqe] është “skaduar” pas luftës aktuale Rusi-Ukrainë. Kosova ka nevojë për Planin e Veprimit të Anëtarësimit dhe njohjen nga 5 anëtarë të BE-së. Kjo do ta normalizojë Kosovën në Evropë, dhe Evropën në Ballkan”, tha Hoxhaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...