Live

Ish-deputetja Selmani: Modeli i dy gjermanive s’është i përshtatshëm për Kosovën, do të na mbante në ‘status quo’

11:57 / 26 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-deputetja e Kosovës, Myzejene Selmani beson se plani franko-gjerman, i bazuar në modelin e ‘dy gjermanive’ nuk është i përshtatshëm për Kosovën.

Sipas Selmanit, të njëjtin plan e kishte propozuar edhe diplomati i njohur, Wolfgang Ischinger në vitin 2007, shkruan kosovalive.net

Selmani beson se një model i tillë nuk do të ishte zgjidhja ideale për Kosovën në dialog me Serbinë, kjo pasi do ta mbante vendin në ‘status-quo’.

POSTIMI I PLOTË:

Sipas disa publikimeve plani Ishcinger i bazuar në modelin e dy Gjermanive është përfshire në këtë dokumentin francezo-gjerman të ofruar si një zgjidhje e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Ischinger qysh më 2007 kishte propozuar që Serbia dhe Kosova t’i rregullojnë marrëdhëniet e tyre si dy shtete, ashtu siç bënë dy shtetet gjermane sipas Traktatit të Berlinit të vitit 1972.

Qëllimi i Traktatit të Berlinit ishte vendosja e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve gjermane dhe garantonte de fakto, por jo de jure, njohjen e Gjermanisë Lindore, por që ky krahasim nuk është i përshtatshëm sepse në shembulli gjerman flitet për një komb në dy shtete të ndara.

Ndërsa në rastin e Kosovës dhe Serbisë fjala është për dy kombe të ndryshme. Ideja e një modeli të tillë ka të bëjë më shumë për maskimin e pikëpamjeve të kundërta për Kosovën.

Gjithashtu ky model nuk është i përshtatshëm për Kosovën meqë do të mbante serish një status quo apo një konflikt të ngrirë dhe jo një zgjidhje. Beogradi do të vepronte si Boni zyrtar, i cili në vitin 1972 thuhej se Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore njohin njëra tjetrës integritetin territorial, por në “Letra për unitetin gjerman” theksohet se ende i përmbahet qëllimit të bashkimit, (vj, në rastin e Serbisë rikthimit të Kosovës).

Veq kësaj problem do te mbetej edhe plani Ahtisari qe është integruar ne kushtetutën e Kosovës dhe Asociacioni i Komunave serbe.

Per Kosoven gjykuar edhe nga rrethanat nderkombetare duket me mire nje rishikim i kufijve se nje plan i cili jo qe jep zgjidhje por do e mbaje te ngrire konfliktin midis dy vendeve, qe ne rastin tone eshte me rende se per palen e kundert si ne planin politike ashtu edhe ekonomik.

Shpërndaje në

U Kopjua