Ish-pjesëtari i FSK-së Azem Kurtaj është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që po mbahet për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.
Me 6 janar në Shtërpcë dy të rinj serbë u plagosën me armë zjarri.
Për këtë rast, Policia e Kosovës arrestoi Azem Kurtaj, ushtar i FSK-së që po vazhdon të mbahet në paraburgim, shkruan kosovalive.net
Mbrojtja e Kurtajt, kishte insistuar se caktimi i paraburgimit për të u bë nën presion dhe se rastit iu dha karakter ndëretnik pa kurrëfarë nevoje./Kosovalive.net/