Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që Dejan Pantiqit të ia vazhdojë masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj.
Sipas kësaj gjykate, masa e arrestit shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023.
“Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.01.2023 ka marr aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje edhe për dy muaj, ashtu që arresti shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me vazhdimin e masës së sigurisë në çështjen penale kundër të pandehurit D.P
Prishtinë 05 janar 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 04.01.2023 për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, në çështjen penale kundër të pandehurit D.P, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.01.2023 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i vazhdohet masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje edhe për 2 (dy) muaj, ashtu që Arresti Shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023, konform nenit 183 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.
Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.