Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, u shtrua në spital si pasojë e një rrëzimi në shtëpinë e tij të hënën në mbrëmje në qytetin Plains të Xhorxhias.
Qendra Carter njoftoi se 95-vjeçari ndodhet në qendrën mjekësore “Phoebe Sumter” dhe se “po mbahet nën vëzhgim ndërsa po trajtohet për një krisje të vogël të legenit”.
Qendra, një grup jo-fitimprurës për të drejtat e njeriut tha gjithashtu se ish-Presidenti “është në gjendje të mirë shpirtërore dhe se mezi pret të shërohet e të shkojë në shtëpi”.
Ky është incidenti i dytë për zotin Carter brenda këtij muaji dhe i treti që nga pranvera e këtij viti, kur si pasojë e një rrëzimi iu nënshtrua një operacioni.
Zoti Carter, ish-Presidenti më i vjetër në moshë ka shërbyer për një mandat në Shtëpinë e Bardhë nga 1977 deri në 1981-n. /VoA