Live

Ismaili reagon për trajtimin e Osmanit në spital privat: Neglizhenca ndaj këtij sektori është shqetësues

13:43 / 03 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka reaguar për trajtimin e presidentës Vjosa Osmani, në një spital privat.

Ismaili tha se ky koalicion po tregon mosbesim ndaj institucioneve publike shëndetësore.

Ai theksoi se se kjo qeveri po e neglizhon këtë sektor duke pritur të sjell edhe ministrin e tretë të Shëndetësisë.

“Qindra dhe mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit. Sot, është për keqardhje mosbesimi i madh që ky koalicion qeverisës po tregon ndaj Institucioneve Publike Shëndetësore, siç është rasti i operimit të Presidentes në një klinikë private”, tha Ismaili.

“Për më tepër, neglizhenca ndaj sektorit të shëndetësisë prej kësaj Qeverie, është edhe më shqetësues. Brenda pak muajve po e presim ministrin e tretë të Shëndetësisë, ndërkaq, po bëhen tashmë një muaj që kur ky sektor është PA ministër “, tha ai.

“Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund. Shërim të shpejtë, Presidente!”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...