Live

Istog: Dy të mitur dyshohet se kanë zhveshur dhe fotografuar një të mitur tjetër

09:54 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur para disa ditësh në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Dy të mitur dyshohet se e kanë zhveshur dhe fotografuar një të mitur tjetër.

Rasti është paraqitur në polici.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova.

Rugova tha se të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve sociale.

Ai theksoi se me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “ngacmim”.

“Më 15 nëntor rreth orës 8:30 e kemi pranuar një informacion ku dyshohet se dy të mitur e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut”, tha Rugova.

“Ata janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë. Sipas deklarimeve të të dyshuarve rasti ka ndodhur më 11 nëntor”, tha ai.

“Rasti është inciuar si ngacmim, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, theksoi Rugova.

Shpërndaje në

U Kopjua