Live

Iu dha lamtumira e fundit mësuesit dhe luftëtarit Faik Aliu

22:36 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një rast i rëndë ka ndodhur në familjen Aliu nga Gadimja e Ulët e komunës së Lipjanit.

Familjari i tyre, Faik Aliu, mësues dhe luftëtar, ka ndërruar jetë.

Të ndjerit sot i është dhënë lamtumira e fundit në fshatin e tij.

Në vitin 1998 dhe 99-të kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës bënte luftë aty u rreshtua Aliu, i cili i shërbeu atdheut deri në përfundim të luftës.

Pas mbarimit të luftës ai iu kthye profesionit të tij të dashur mësimdhënies, ku punoi deri në pensionim.

Shpërndaje në

U Kopjua