Live

Izmaku: Shqetësuese ndërhyrja e deputetëve të mazhorancës në kompetencat e Prokurorisë

20:35 / 02 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Xhevahire Izmaku nga Nisma ka kritikuar pushtetin për ndërhyrjen e tyre në kompetencat e Prokurorisë.

Ajo në Facebook ka thënë se përzierja në hetime cenon pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Izmaku tutje tha se Prokuroria duhet të lihet e lirë pa presion politik.

Postimi i plotë:

“Është shqetësuese ndërhyrja e deputetëve të mazhorancës në kompetencat ekskluzive të Prokurorisë.

Përzierja në çështje hetimore apo procedurale cënon pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe vë në pikëpyetje shtetin e së drejtës.

Prokuroria duhet të lihet e lirë për të ushtruar mandatin e saj pa presione politike, në interes të qytetarëve dhe drejtësisë.”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...