Live

Jakshiq: Vuçiq rrezikon të bjerë në akullin e hollë që ia ka vendosur Kurti, Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

00:05 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Për shkak të këmbëngulje që Asociacioni të jetë në rend të parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “rrezikon të bjerë në akullin e hollë që ia ka vendosur Albin Kurti”, beson analisti politik serb, Boshko Jakshiq, raporton Insajderi.

Në lidhje me deklarimin e Vuçiq se nuk shkon në Bruksel pa u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, Jakshiq për këtë pikë shprehet se ajo mund të hiqet.

“Është e qartë, sidoqoftë, se Asociacioni duhet të pësojë ndryshime për t’u harmonizuar me Kushtetutën e Kosovën, siç edhe kanë konfirmuar ndërmjetësit amerikanë. Në fjalë të tjera, kjo do të thotë se Vuçiq dhe Kurti duhet të takohen në Bruksel dhe të aktivizojnë dialogun”, ka thënë ai për Danas.

Sepse përndryshe, thotë Jakshiq, “Vuçiq rrezikon të vendos veten në akullin e hollë që Kurti ia ka vënë: t’ia humbasë konstruktivitetin dhe ta kthejë në shantazhues, mu tash në kohën kur e hoqi këtë anatemë”.

Sipas Boshko Jakshiqit, Vuçiq ishte i pari që shpalli marrëveshjen e tij me konceptin e ri euro-amerikan të negociatave, korniza e të cilit përcaktohet nga kërkesa drejtuar Beogradit për të mos penguar hyrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, si dhe kërkesën ndaj Prishtinës që më në fund formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

“Kështu ai fitoi një avantazh të caktuar, por është barazuar që pas disa javësh refuzim të Asociacionin dhe parashtrimit të gjashtë kushteve joreale, është pajtuar edhe Kurti. Është hapur një garë e re me kohën”, thekson Jakshiq.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...