Live

Jakup Krasniqi e takon për herë të parë mbesën në Hagë

12:11 / 26 Maj 2024

Nga Kosova Live

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka takuar për herë të parë mbesën e tij Toska, ka njoftuar vajza e tij, Gresa.

Gresë Krasniqi shkroi se mbesa qau, qeshi e fjeti në krahët e gjyshit.

“Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, ka shkruar ajo.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së ka hyrë në vitin e katërt të qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Shpërndaje në

U Kopjua