Live

Jasharaj: Elvis Hoxha më ka dhënë goditjen më të madhe, e kam paditur për të shëruar plagën

10:17 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ishte protagonisti i radhës i rubrikës “Mes rreshtave” të emisionit “Kendiv” në T7. Ai erdhi me një rrëfim të gjatë për gjitha zhvillimet muajve të fundit, por edhe për jetën e tij.

Ai pohoi se në të gjitha zhvillimet, deklarata e Elvis Hoxhës ishte goditja më e fortë që mori dhe që e qoi në një sulm emocional.

Tha se nuk mund t’ia falë kurrë, prandaj e ka dorëzuar lëndën në gjykatë.

“Ishte ofendim shumë i rëndë për mua dhe familjen, kam dashur ta padisë për a shëruar plagën time”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua