Live

Jasharaj i gatshëm përsëri për grevë nëse e kërkojnë mësimdhënësit: Do të përgatitem për fyrje e sharje

22:33 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në intervistë për kosovalive.net u shprehë se është i gatshëm të jetë në krye të grevës nëse mësimdhënësit duan përsëri grevë në janar.

“Nuk po e them në këtë emision sepse kjo varet nga mësimdhënësit. Uroj që deri me 1 janar të kemi fjalë të mira, që ta heqim kriterin e 15 vjetësh, që ta kemi Ligjin e Pagave në Parlament. Çka do që vendosin në janar punëtorët e arsimit, do të jem në krye, do të përgatitem për fyrje, sharje, inskenime etj etj.”

“Nëse punëtorët e arsimit thonë se jemi shumë të pakënaqur, se greva nuk është mbyllur është pezulluar, do t’i kthehemi grevës, do të jem i pari ndër ta, pavarësisht sharjeve, e kam thënë se ndjehem njerëzit më krenar sepse ende e kam besimin e punëtorëve të arsimit që është nderë për mua.”, tha ai./kosovalive.net/

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua