Live

Jasharaj: Ministrja Nagavci ende mban inat për grevën

13:30 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur edhe një herë për raportet që i ka me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Jasharaj ka deklaruar se pas grevës nuk ka zhvilluar asnjë takim me kryeministrin Kurti, ndërsa ka thënë se SBASHK-u është injoruar nga ministrja Nagavci.

“Kemi një marrëdhënie goxha të ngurosur, jo me fajin tonë por me fajin e ministres Nagavci. I kemi bërë ftesë që të takohemi që të debatojmë për të gjitha çështjet dhe unë konsideroj se zonja Nagavci vazhdoj të mbajë hidhërimin për grevën, grevë të cilën ne nuk e deshëm por e lutëm Qeverinë 9 muaj me radhë duke dërguar shkresa e shkresa. Qeveria mbajti të njëjtin qëndrim edhe negativ ndaj sindikatave edhe ndaj kërkesave tona dhe greva erdhi si pasojë pikërisht e mungesës së dialogut të Qeverisë”, ka thënë ndër të tjerash Jasharaj për lajmi.net.

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes SBASHK-ut dhe instititucioneve, përkatësisht Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nuk janë të relaksuara.

Jasharaj ka deklaruar se kushtet nëpër shkollat në Kosovë janë ende të shekullit të kaluar dhe nuk po ndërmerret asgjë në atë drejti

“Edhe kjo Qeveri ka pasur fjalë të mëdha në fushatë për sistemin arsimor, sistemin arsimor e kemi ende shumë keq”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se në shkollat vendore punohet ende me “shpuzha e shkumbsa”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...