Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut javën që lamë pas në Kosovë.
Të mërkurën e javës së kaluar, një aksident i rëndë ndodhi në rrugën Ferizaj-Shtinë, ku mbetën të vdekur katër persona. Sipas Policisë së Kosovës, të përfshira në këtë aksident ishin tri vetura.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se njëri nga viktimat është 21-vjeçar, tjetri 23-vjeç derisa dy viktimat tjera janë të moshës rreth 40-vjeçar.
Në këtë aksident lëndime të rëndë kanë pësuar edhe persona të tjerë të cilët u trajtuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një tjetër aksident me fatalitet ku mbetën të vdekur 2 persona dhe mbetën të lënduar 3 të tjerë ka ndodhur të premten në Hodonovc të Kamenicës.
Nga ky aksident e vdekur mbeti edhe një foshnjë, ku nuk mundi t’iu përballojë plagëve të marra.
Ndërsa aksident tjetër ndodhi të premten, si fillim shoferi bëri vet aksident, ku doli nga vetura për të kaluar rrugën dhe u godit për vdekje nga një automjet tjetër.
Policia ka njoftuar se një person pasi ishte vet-aksidentuar ka dal nga vetura për të kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërkaq më pas është goditur nga një veturë që ishte në lëvizje dhe ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të rënda.
Kështu me këtë të fundit, u përmbyll java e aksidenteve që përfunduan me fatalitet duke shkuar në shtatë numri i të vdekurve.