Live

Jozi përjashtohet nga gara me zarf të zi

12:24 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozi është përjashtuar nga gara sot me vendim të vëllait të madh përmes një zarfi të zi.

Ky vendim është marrë pas debatit dhe ofendimeve që ky banor ia ka thënë Gjestit, shkruan Kosovalive.net.

Ai e ka ofenduar Gjestin duke i thënë “kopil shkine”.

Ky ofendim i tij ka nxitur reagime të shumta nga publiku jashtë.

Në lidhje me ofendimin e tij të rëndë për Gjestin, nga jashtë kanë reaguar aktorja Yllka Gashi, Çun Lajçi e Julian Deda.

Gjesti ka thënë se ky ofendim i Jozit e ka lënduar shumë atë pasi që babai i tij është veteran i luftës ndërsa axha i tij është vrarë nga serbët.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...