Live

Kabashi: Është zbehur besimi ndaj Vjosa Osmanit, Kadri Veseli ka pozitë të re në garë

23:46 / 16 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Analisti Bekim Kabashi ka thënë se është zbehur entuziazmi që Vjosa Osmani do të mund të fitojë garën për udhëheqjen e Qeverisë së ardhshme.

Kabashi në emisionin ‘Analizë’ tha se Vjosa po i shmanget temave kryesore dhe po flet me diskurs të përgjithshëm.

‘’Vjosa Osmani kur u nominua në LDK, pati  një hov dhe  u pa si  një kandidaturë shumë shpresëdhënëse. Tash dalja në terren shumë dhe shmangia prej temave kryesore ka bë me  dukë sikur ka ra ai entuziazmi  i kandidaturës së Osmanit. Në fillim ndoshta është parë si kandidatja kryesore-pretendente për ta fituar garën, ka fillu njëfar zbehje e besimit, shkaku edhe i diskursit publickqë ka qenë shumë i përgjithshëm. Sepse qytetarët preson zgjidhje konkrete për një problem. Është parë më shumë njëfar populizimi i saj se do ta rrëzojmë PDK-në, do ta shkapim shtetin’’, tha Kabashi.

Në anën tjetër, për Kadri Veselin thotë se ka marrë pozitë të re në këtë garë.

‘’Pozitë të re në këtë garë ka marrë Kadri Veseli. Luftën kundër korrupsionit  e ka futë në garë dhe në mesin e të barabartëve’’

Shpërndaje në

U Kopjua