Live

Kadrijaj e AAK-së përplaset me Batushën e VV-së në Komision: “Zemlak”, “mos ofendo, marre”

14:11 / 19 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj dhe deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane, ku është përmendur edhe publikim i audioincizimit Kusari-Radoijiçiq

Përplasja mes tyre filloi në momentin kur deputeti i VV-së bëri thirrje që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Kësisoj reagoi deputetja e AAK-së.

“Nuk jeni ju në pozitë me na mbajt ligjërata për votim të marrëveshjeve, ju se keni votu marrëveshjen e stabilizim-asoccimit.” – ka thënë ajo.

Batusha, iu kundërpërgjigj, duke i thënë se deputetë të AAK-së, kanë pirë, siç pretendojë ai “raki me terroristin Milan Radojçiq”.

Kadrijaj: “Zemlak, mos shpif, mos rrej”

Batusha: “Mos ofendo, marre”, ia ktheu Batusha, raporton EO.

Shpërndaje në

U Kopjua