Live

Kadyrovit çeçen i humb durimi, bën thirrje për përdorimin e armëve bërthamore

22:27 / 01 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Avancimi i ngadaltë i trupave ruse në Ukrainë dhe fitoret e njëpasnjëshme të vendasve përmes kundërofensivës së nisur ka bërë që shumë prej mbështetësve të Vladimir Putin të kërkojnë një rishikim të strategjisë së luftës.

Një prej tyre është dhe lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov të cilit duket se i ka humbur durimi me disfatat dhe humbjet ushtarake.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadyrov kritikon komandantët rusë që braktisën qytetin strategjikë të Limanit dhe kërkon nga presidenti Putin që të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore konvencionale ndaj Ukrainës.

“Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore”, shkruan Kadyrov.

Ndërkohë, ushtria ukrainase ka hyrë në qytetin e Limanit, në Ukrainën lindore ndërsa forcat ruse janë tërhequr nga frika se mos rrethohen.

Shpërndaje në

U Kopjua