Live

Kali Linux zyrtarisht përkrahet në modelin Raspberry Pi 4.

14:34 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Offensive Security ka lëshuar zyrtarisht një version të sistemit operativ Kali Linux për Raspberry Pi 4. Verzioni i fundit i sistemit opertaiv Kali Linux vjen vetëm 2 javë pas lëshimit të modelit Raspberry Pi 4.

Offensive Security gjithashtu pretendon se nga ky verzion do të përfitohet gjithçka që Raspberry Pi qe ka për të ofruar. Kali Linux për Raspberry Pi 4 do të mbështesë mënyrën e monitorimit wifi dhe frame injection support.

Kali Linux për Raspberry Pi 4 është në dispozicion vetëm në version 32-bit për momentin. Një version 64-bit pritet të lëshohet së shpejti.

Raspberry Pi është në dispozicion në 1GB, 2GB ose 4GB LPDDR4-2400 SDRAM. Përveç kësaj, Raspberry Pi 4 ka një CPU të fuqishme së bashku me një quad-core Cortex-A72 (ARM v8) 64-bit SOC clocking 1.5GHz. Ajo ka dy porta USB 3.0 dhe dy porte USB 2.0 dhe një furnizim me energji USB-C për të ngarkuar.

Shpërndaje në

U Kopjua