Kuvendi ka miratuar projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, i propozuar nga ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
61 deputetë morën pjesë në votim, të gjithë duke votuar pro këtij projektligji, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, deputetët e PDK-së kanë vazhduar të kërkojnë dorëheqjen e ministres Hajdari, pasi kjo e fundit u dënua nga gjykata për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.
Deputeti Abelard Tahiri ka thënë se deputetët e PDK-së nuk do ta votojnë asnjë projektligj të propozuar nga ministrja Rozeta Hajdari.