Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte kanosur një femër gjersa ajo ishte në vendin e saj të punës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Rr. Lidhja e Prizrenit 13.01.2023 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur ankuesen femër gjersa ajo ishte në vendin e saj të punës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.