Live

Kanosi verbalisht një person, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

10:39 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi ka kanosur verbalisht një person tjetër.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua