Live

Kastrati: Qëllimi i barrikadave është ndarja e Kosovës, KFOR-i është duke hezituar që të ndërmarr veprime për heqjen e barrikadave

14:50 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës. Tash e 17 ditë pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Për zhvillimet e fundit të ndodhura në veriun e Kosovës, për kosovalive.net ka folur ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili theksoi se qëllimi i barrikadimit të rrugëve të veriut lidhet me qëllimin që të bllokohet veriu e më pas të deklarohet nga ana e serbëve ndarja nga Kosova për të vazhduar me Serbinë.

“Unë kam thënë disa herë në disa mediume që situata është mjaft e vështirë për arsye se serbët kanë vendosur barrikada gjithandej, nuk e di veç sa janë deri më tani. Por, qysh e kam parë unë, sipas analizave të mija, këta janë duke i lëvizur ato barrikada me një taktikë të vetën duke ardhur nga jugu deri tek lumi Ibër, atë e kanë edhe për qëllim. Kjo sepse dëshira e tyre është që të bllokohet i tërë veriu i Kosovës dhe kur bllokohet me dalë me një deklaratë me i paraqitë njësitet e veta atje dhe me thënë që më nuk jemi me Republikën e Kosovës por dëshirojmë me jetu në Serbi dhe qëllimi i tyre është ndarja.” tha Kastrati.

Kastrati, tutje tha se KFOR-i është duke neglizhuar dhe hezituar që të ndërmarr veprime për heqjen e barrikadave, por sipas tij sa më shumë kohë kalon aq më e vështirë bëhet situata.

“KFOR-i për mendimin tim është duke neglizhuar dhe duke hezituar që të merr atë veprim që normalisht duhet ta marrë sepse misioni i KFOR-it është ruajtja e kufinjëve të Kosovës dhe lëvizja e lirë e qytetarëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Si duket, Brukseli që është komanda politike e NATO-s, atje janë duke biseduar, komandanti i Forcave  Evropiane ka shkuar në Beograd që ta bind Vuçiqin, që ta bën një gjë të tillë, t’i largon barrikadat sepse ai ka dhënë urdhër dhe çelësi është në Beograd, por tash ka eskaluar situata për arsye se në veri nuk ekzistojnë vetëm forcat paramilitare, njerëzit nga Serbia dhe nga veriu por tash kanë ndëryrë edhe njerëz mirë të trajnuar, mirë të komanduar nga Moska nëpërmes qendrës së tyre në Nish dhe Vuçiqit, unë i kisha thënë që i ka dalë edhe situata prej kontrolles dhe aty është një përzierje e kompetencave dhe komandave dhe për atë arsye thashë që situata është jashtzakonisht e vështirë. Sa presim më shumë, që kalon koha situata ka me qenë edhe më e vështirë për atë arsye unë kam thënë para pak ditëve që është momentumi tash që nëse Beogradi nuk bindet me mjete diplomatike dhe politike, KFOR-i bashkë me Policinë duhet të veprojnë, duhet të largoj njerëz nga barrikadat, ta bëj një perimetër të sigurisë minimuni prej dy metra dhe pastaj dalë-ngadalë të largojnë të gjithë ato barrikada që janë të vendosura në Veri.” u shpreh Kastrati.

Nëse Serbia nuk i largon barrikadat, KFOR-i duhet të reagojë

Ish-komandanti i FSK-së, ka folur edhe për eskalimin e mundshëm të situatës, duke theksuar se Serbia nuk e ka atë guxim që të lëvizë forcat e saj për në Kosovë, pasiqë sipas tij kjo do ishte një vetvrasje për këtë shtet dhe do fillonte një luftë direkte me NATO-n.

Ai ka dhënë edhe përpara ka ngritur në gjendje gatishmërie, shumë herë i ka lëvizur forcat e veta drejt Merdarës dhe kjo drejt Kralevës dhe kjo nuk ëshëtë asgjë e re për ne ata kërcënojnë jo që ata guxojnë të hyjnë në Kosovë, nuk ma merr mendja që ata guxojnë ta bëjnë një hap të tillë sepse po e bëri Serbia një hap të tillë hyn në luftë direkt me NATO-n. Kjo do të ishte një vetvrasje, ai e di shumë mirë këtë punë mirëpo ai këtë veprim e bën për konsum të brendshëm politik që gjoja se ai po kujdeset për serbët e veriut por ne e dijmë shumë mirë që mbi 70% e komunitetit serb që jeton në atë pjesë janë në telashe me këta mercenarë, me këta terrorista që janë duke terrorizuar edhe popullin e vet por edhe gjithandej dhe për atë arsye unë nuk mendoj që do të ndodh një gjë e tillë porn ë anën tjetër ju e keni parë që edhe QUINT-i, dje ka dhënë ultimatum Serbisë që i ke 24 orë që duhet të largohen barrikadat dhe tash 24 orëshi skadon, diku kah mesnata të ditës së sotme dhe unë pres që nëse Serbia nuk i largon barrikadat atëherë KFOR-i duhet të reagojë dhe të i largojë barrikadat”

Si ekspert i sigurisë, Kastrati theksoi se Policia e Kosovës nuk duhet të veprojë vetëm pasiqë këto taktika Serbia i ka përdorur edhe në Kroaci dhe në Bosnjë, por gjihmonë duhet të ketë bashkëpunimk me KFOR-in, ku edhe këta të fundit të reagojnë në largimin e barrikadave që kanë bllokuar rrugët në veri.

“Këtë strategji Serbia e ka përdorur qysh nga viti 1991, unë kam qenë që nga viti 1991 si officer i ushtrisë kroate dhe të njëjtën taktikë e ka përdorur me barrikada dhe atje nuk i ka “dhezë” as në Bosnjë e as në Kroaci. Po të isha unë kryeministër, unë urgjentisht do të takohesha me komandantin e KFOR-it dhe të bisedojmë që të bëhet një plan i përbashkët për heqjen e barrikadave, analizat e mija dhe të njerëzve që e kuptojnë saktë këtë situatë të sigurisë në Kosovë, qysh e thashë edhe më herët thonë se çdo minutë, çdo orë që pritet më tutje, situate mund të eskalojë dhe mund të vij deri te një konflikt i armatosur. Policia e Kosovës nuk do duhej të vepronte vetëm, sepse ata mezi presin që Policia të vepron dhe të ketë konflikt të armatosur, mund të vritet dikush dhe kjo çonte në një katastrofë të madhe dhe faktikisht do duhej të hynim në luftë. Por unë mendoj që KFOR-i ka pjekuri të mjaftueshme edhe politike, inteligjenca e tyre është atje dhe e ka kuptuar qartë si është në realitet gjendja, dhe KFOR-i duhet të raporton drejtë ndaj komandës së vet në Napoli dhe në Bruksel dhe të kërkoj që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës të largohen barrikadat” përfundoi Kadri Kastrati. /kosovalive.net/  

Intervista e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...